Haliti: Duhet të punohet që të na njohin pesë shtetet mos njohëse, aplikime mund të bëjmë çdo ditë

Aktuale

Haliti: Duhet të punohet që të na njohin pesë shtetet mos njohëse, aplikime mund të bëjmë çdo ditë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 10:36
Xhavit Haliti 

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se është mirë që pushteti po ka synim me i realizua dëshirat, por se për këtë çështje duhet të angazhohen që të ketë njohje nga pesë vendet e BE-së që se kanë njohur ende Kosovën.

Sipas tij, kërkesa mund të bëhen çdo ditë, por se së pari duhet të hiqen pengesat që qojnë deri në atë që me qenë pjesë e BE-së.

“Sa i përket lutjes, lutje dhe kërkesa mundet njeri me bë në Bashkimin Evropian për çdo ditë e po ashtu edhe në Këshill të Evropës, por problemi është që këto janë procedura të cilat shtetet që janë me traditë qindra vjeçare kanë prit me nga 20 apo 30 vjet siç ka prit edhe Shqipëria tash pas 30 vjete.

Unë jam i bindur që Kosova do të jetë pjesë e Evropës, por ne kemi nevojë shumë me i hjek pengesat që janë në rrugë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian me angazhimin e politikave shtetërore dhe me angazhimin frontal të qytetarëve”, është shprehur Haliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat