Qëndrim të njëjtë sikurse të Halitit ka edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo thotë se për t’u bërë anëtare e BE-së, është procedurë komplekse.
Madje kjo për Kosovën bëhet edhe më shumë kur dihet që pesë shtetet që janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur ende shtetin tonë.
“Sigurisht se për Kosovën është shumë lajm i mirë aplikimi sidomos nëse kjo pason edhe me marrjen e statusit kandidat por duke ditur që janë pesë shtete mos njohëse të shtetit tonë, atëherë nëse qeveria, nuk ka punuar në këtë drejtim, për të parë gjendjen faktike, aplikimi do të ishte i kot. Unë nuk po shoh që kjo qeveri është duke punuar në këtë drejtim”, është shprehur Bytyqi.
Sipas saj, kjo Qeveri me shumë është e zënë në prodhimin e skandaleve se sa duke punuar drejt anëtarësimit të vendit në rrugën drejt BE-së.