Shifra alarmante janè publikuar nga Minsitria për 24 orët e fundit nga Covid 19.
Sipas njoftimit të Ministrisë, në 24 orët e fundit në Kosovë është konfirmuar një viktimë dhe 1332 raste të reja pozitive me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se rastet e reja janë nga testimi i 3423 mostrave, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 38.91 për qind.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1605 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.410.