Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq po përdor mediat për të përhapur propagandë dhe lajme që nxisin frikën.
Kjo deklaratë e Bislimit vjen pas asaj të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakviq, se shqiptarët në Kosovë po përgatisin “ferrin”.
“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur se si qeveria ka frikësimin strategji kryesore në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore”, ka thënë Bislimi në Twitter.
E gjithë kjo përplasje po zhvillohet kur ka ardhur afati i fundit për implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës që serbët që kanë targa “KM” dhe të tjera t’i kthejnë në RKS, si dhe për dokumentet nga Serbia.
The overproduction of government sponsored articles like this in Serbian media, is a perfect illustration of fearmongering as the key govt strategy in shameles media exploitation for panic spreading and promotion of "heroic acts" of the state leadership.https://t.co/2qgE3l9nf7
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 30, 2022