Mërgimtarët torturohen në kufirin Hungari-Serbi, pritje disa orëshe

Aktuale

Mërgimtarët torturohen në kufirin Hungari-Serbi, pritje disa orëshe

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 20:32
Ilustrim

Muaji i korrikut dhe gushtit janë dy muajit gjatë të cilëve më së shumti, shqiptarët nga Kosova që jetojnë jashtë vendit kthehen në vendin e tyre.

Ky fluks i mërgimtarëve bënë që gjithherë të krijohen kolona të gjata të pritjes në pikat kufitare.

Edhe pse si çështje është diskutuar shumë herë, ajo ende nuk ka gjetur një zgjidhje e cila do ua lehtësonte mërgimtarëve kthimin në vendin e tyre.

Kësisoj, përveç pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, kolonë të gjatë të pritjeve të mërgimtarëve ka edhe në kufirin Hungari-Serbi.

Ashtu siç mësohet, këto pritje të mërgimtarëve po zgjasin deri në nëntë orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat