U raportua për një përleshje që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas burimeve të Insajderit, personat e sigurimit të cilët dyshohet se sulmuan pjesëtarin e FSK-së janë Perparim Shabani, Bashkim Aliu, Irfan Demiri.
Në lidhje me rastin, media ka kontaktuar dhe pronarin e kësaj diskoteke, Albert Sylejmani i cili e konfirmoi rastin duke thënë që përleshja ka filluar nga pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/31/auto_a21659262221.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/31/auto_a31659262223.jpg)
“Ai është dasht me respektu uniformën e sigurimit, pasi që edhe kjo është uniformë, dhe askush nuk të sulmon pa e sulmu”, tha Sylejmani duke mos japur detaje më shumë për rastin.
Ai shtoi se tashmë policia i ka kamerat e rastit dhe se rasti është duke u hetuar.
Mësohet se dy personat e dyshuar, Irfan Demiri dhe Perparim Shabani janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.