Grupi i Asambleistëve të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetje edhe të asamblistëve të tjerë po mbajnë aksionin qytetar të paralajmëruar në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Kjo magjistrale ende s’ka përfunduar së ndërtuari.
Aksioni po mbahet në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik në të cilin kanë humbur jetën burrë e grua nga Malisheva.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë dy fëmijët e tyre që ishin në makinë.