E rrahën ushtarin e FSK-së, shefi i sigurimit thotë se “sillej si kapadai”

Aktuale

E rrahën ushtarin e FSK-së, shefi i sigurimit thotë se “sillej si kapadai”

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 18:28
E rrahën ushtarin e FSK-së, shefi i sigurimit thotë se “sillej si kapadai”

Një rrahje në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës “Stop” në Gjilan.

Në lidhje me rastin një dëshmitar i cili është dhe mik i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka rrëfyer për median se si ndodhi ngjarja.

Ai tha se e gjitha ka nisur nga një fjalë që sigurimi i quajtur Perparim Shabani i kishte thënë pjesëtarit të FSK-së, “mos mu sill qeknej”.

U ta … ushtarin e nones” – miku i ushtarit të FSK-së rrëfen ngjarjen me bodiguardat e klubit “Stop” në Gjilan

Menaxheri i sigurimit ka reaguar ndaj mikut të pjesëtarit të FSK-së duke e quajtur rrëfimin e tij gënjeshtër.

Xheladin Salihi menaxheri i sigurimit në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

Ai tha se e gjitha ka nisur pasi që pjesëtari i FSK-së nuk ka lejuar sigurimin t’i bëjë kontrollet rutinore.

Ka hyrë në lokal dhe nuk ka lejuar që sigurimi të bëjë kontrollën, gjithsesi ne e lejuam dhe ai kërkoi të ketë një vend në zonën VIP, edhe këtë ia mundësuam edhe pse nuk kishte bërë rezervim”.

Menaxheri thotë se gjatë gjithë kohës pjesëtari i FSK-së është shëtitur në club, duke krijuar probleme.

Sigurimi ia ka tërhekur vërejtjen duke i thënë që po na krijon tollovi në mbajtjen e ecurisë së punës, listave të klientëve që kanë rezervuar, ushtari nuk ka pranuar të kthehet në vendin e tij dhe ka filluar të ofendojë drejt sigurimit duke i thënë që mua nuk ma ndalon askush të bëjë çfarë të dua” .

Ai shtoi se me rastin është duke u marrë policia e cila tashmë i posedon pamjet e kamerave dhe në fund do të dalë e vërteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat