Sirenat kanë rënë prej 10 minutash, më saktë nga ora 17:40 për arsye të panjohura.
Aplikimi i masave të reciprocitetit do të fillojë nesër, më saktë, siç ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës, nga mesnata të gjithëve që vijnë në vendkalime me letërnjoftim të Republikës së Serbisë do t'u dorëzohet dokumenti hyrës-dalës dhe riregjistrimi do të nis për edhe automjetet me targa serbe drejt atyre të Kosovës.
Qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të veriut të Mitrovicës, dhe siç mëson jozyrtarisht media, njerëzit do të nisen drejt vendit të Rudarit afër Zveçanit ku do të vendosin barrikada.
Po mblidhen qytetarët, të pakënaqur me vendosjen e masave të reciprocitetit, zbatimi i të cilave duhet të fillojë në mesnatën e sotme, e që përfshin edhe mosnjohjen e letërnjoftimeve të Republikës së Serbisë në vendkalime.
Lidhur me sirenat e alarmit që janë dëgjuar që nga ora 17:40 në pjesën veriore të Mitrovicës, KFOR-i thekson se është duke e monitoruar situatën dhe aktualisht po mbledh informacione. Këtë e ka konfirmuar për Kosovën Zyra për Informim e Shtabit të KFOR-it.
Qytetarëve me dokumente serbe do t'u dorëzohet dokumenti hyrje-dalje, ndërsa nesër do të fillojë riregjistrimi i automjeteve me targa nga Republika e Serbisë për në Kosovë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/31/auto_31659288113.jpg)