Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin, situata në veri ka filluar të bëhet serioze, jnë bllokuar rrugët në këtë zonë. Por a mund të eskaloj një situatë e tillë?
Njohësi i ҫështjeve politike, Gazmend Islami duke folur për këtë situatë e quan si të ngutshëm vendimin e qeverisë, pasi Serbia mund të shfrytëzoj situatën aktuale në botë dhe të destabilizoj rajonin.
“Unë mendoj që vendimi i qeverisë është pak i ngutshëm, për shkak se këtë mund ta shfrytëzoj Presidenti i Serbisë, duke parë situatën aktuale e cila është në rajon dhe në botë, pra luftën në Ukrainë dhe kjo mund ta shtyjë Serbinë që ta destbilizoj rajonin tonë, e kam fjalën për Mitrovicë dhe kjo do përshpejtonte procesin e ndarjes të Kosovës dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, thekson ai.
Tutje, Islami thotë se nëse qeveria është konsultuar me SHBA-në, është i pranueshëm ky vendim, në të kundërten, një hap i tillë mund të qojë në ndarjen e Kosovës.
“Unë mendoj që para se të merret një vendim i tillë, nëse kryeministri është konsultuar me SHBA-në për të marrë këtë hap, atëherë do të ju japim të drejtë, përndryshe hapi i tillë mund ta qojë në ndarjen e Kosovës dhe mund ta qojë Kosovën drejtë një krize të thellë politike, ekonomike dhe sociale”, thekson ai për ‘Bota sot’.