Besnik Berisha krah Qeverisë: Të jemi bashkë përball atyre që na nëpërkëmbin e duan të na zhbëjnë

Aktuale

Besnik Berisha krah Qeverisë: Të jemi bashkë përball atyre që na nëpërkëmbin e duan të na zhbëjnë

Nga: M.L. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:02
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka thënë se beson fuqishëm se veprimet e Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në dokumente me Serbinë, nuk janë aksidentale, por të menduara mirë.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se Kosova është e secilit nga ne dhe të gjithë duhet të jemi bashke përball atyre që na nëpërkëmbin e duan të na zhbëjnë si shtet sovran e i pavarur.

Sipas Berishës, tani nuk është koha për kritikë, por për unifikim, përkrahje e ndihmë!

Postimi i plotë:

Në vend të kritikës për qeverinë dhe lidershipin tonë për atë se çfarë po ndodh në veri, hajde t'i pyesim se a ka diçka që mund t'u ndihmojmë për t'u përballur me të keqen që po na kanoset në atë pjesë të vendit tonë.

Kosova është e secilit nga ne dhe të gjithë duhet të jemi bashke përball atyre që na nëpërkëmbin e duan të na zhbëjnë si shtet sovran e i pavarur.

Besoj fuqishëm se vendimet e Qeverise se Kosovës nuk janë thjeshte një aksident, por janë të menduara mirë dhe gëzojnë përkrahjen e palëkundur të miqve tanë. Natyrisht se këto vendime mund të nxisin edhe dhunë në veri, por assesi nuk duhet të ushqejnë në mes nesh ndasi, sepse këtë e duan vetëm në Serbi.

Nuk është koha për kritikë, por për unifikim, përkrahje e ndihmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat