Memli Krasniqi: Barrikadat në veri janë të sinkronizuara me Beogradin – Qeveria e Kosovës të koordinohet me partnerët strategjik dhe të sigurojë respektim të ligjit

Aktuale

Memli Krasniqi: Barrikadat në veri janë të sinkronizuara me Beogradin – Qeveria e Kosovës të koordinohet me partnerët strategjik dhe të sigurojë respektim të ligjit

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:04
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se barrikadat dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit po bëhen nga strukturat kriminale të orkestruara nga Beogradi.

Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë.

“Vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit janë të papranueshme. Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë. Në mungesë të informatave zyrtare nga ana e qeverisë, inkurajoj institucionet tona të sigurisë që të jenë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe sovranitetit në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai u ka bërë thirrje edhe partnerëve ndërkombëtarë që të monitorojnë situatën e krijuar në veri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat