Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e mbështesin angazhimin e institucioneve për shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se reciprociteti është e drejtë e cdo shteti sovran.
Po ashtu ai ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit.
Postimi i plotë:
Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.
Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri.
Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri.