Shefi i stafit të Presidencës Blerim Vela ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se qëndron prapa vendosjes së barrikadave në veri.
“Vuçiq bart përgjegjësinë e plotë në rast të ndonjë eskalimi të situatës në terren. Ai do të dështojë”, shkroi Vela në Twitter.
Me urdhër direkt të Vuçiqit, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri.
Kjo është përpjekje flagrante për minuar sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shtuar ai.