Profesori universitar Sadri Ramabaja ka komentuar situatën e krijuar në veri të vendit. Ai në një postim të tij në Facebook shkruan se këto veprime të serbëve janë një skenar rus për destabilizimin e Kosovës.
Ai ju ka ofruar mbështetje Njësisë Speciale të Kosovës.
“Me ju heronjtë e ri të Republikës”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Sovraniteti dhe integriteti i Republikës është i pacenueshëm.
Vendimin për reciprocitetit do ta ekzekutojnë organet e rendit.
Skenari rus për destabilizimin e Kosovës, natyrisht i mbështetur nga presidenti neofashist serb, do të dështojë shpejt.
Në linjë të parë janë ndërkohë këta heronjë me uniformat e Njësive speciale të policisë sonë.
Me ju heronjtë e ri të Republikës.