​Bërnabiq: Gjithçka që shohim është rezultat i veprimeve të njëanshme të Kurtit

Aktuale

​Bërnabiq: Gjithçka që shohim është rezultat i veprimeve të njëanshme të Kurtit

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 00:05
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi sonte se Serbia nuk ka bërë asgjë për të filluar këtë krizë në veri të Kosovës duke shtuar se gjithçka që shihet është rezultat i veprimeve të njëanshme të Albin Kurtit.

“Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë, serbët në Kosovë nuk bënë absolutisht asgjë për të shkaktuar atë që po shohim sot, përkundrazi, ky është epilogu i keqtrajtimit të serbëve në Kosovë dhe mosrespektim i marrëveshjeve ndërkombëtare”, deklaroi Bërnabiq për Tanjug.

“Kurti është një njeri, politika e vetme e të cilit është dhuna e vazhdueshme dhe provokimet e vazhdueshme.

Kurti është ai që i ka sjellë gjërat deri këtu – duke ua hequr të drejtën e votës serbëve, duke ndaluar zgjedhjet në territorin e Kosovës, duke mos respektuar marrëveshjen e Brukselit dhe duke pranuar hapur se Prishtina nuk do ta zbatojë kurrë Marrëveshjen e Brukselit”, vijoi Ana Bërnabiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat