Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi në një postim të saj në Facebook ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës sa i përket shtyerjes së reciprocitetit.
Ajo shkruan se ҫdo veprim i qeverisë pa koordinim me SHBA-në, nuk do të jetë në favor të Kosovës.
Postimi i plotë:
Çdo veprim i marrë nga qeveria, pa koordinim me miqt tanë ndërkombëtar e në veçanti me 🇺🇸, nuk do të përfundoj në favor të Kosovës.
Qeveria duhet të merr vendime të mirëmenduara për vendin, para se të veproj.
Nuk është koha për popullizëm! Kosovës i duhet siguri e mbi të gjitha stabilitet politik dhe ekonomik.
Dështimet mos të përfundojnë si mësim!