Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka shkruar në Tëitter, se Qeveria e Kosovës nuk e ka shtyrë vendimin për zbatimin e reciprocitetit, por vetëm e ka pauzuar.
Gërvalla këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Tëitter duke theksuar reprociteti do të mbetet realitet, përcjell “Bota sot”.
Postimi në Twitter
“Faktet mbesin fakte. Kosova u pajtua me vendimin e SHBA-ve, në linjë me BE-në. U pajtuam për një pauzë deri me 1 shtator, por vetëm nëse hiqen bllokadat. Reciprociteti do të mbetet realitet. Kosova s’ka shtyrë asgjë”.
Kujtojmë që në orët e vonshme të ditës së djeshme me kërkesë të ambasadorit amerikan u bë shtyrja e vendosjes së reciprocitetit në dokumente për një muaj me Serbinë.
Facts remain facts: 🇽🇰 agreed to a 🇺🇸 proposal. in line with the 🇪🇺. We agreed on a pause until Sep 1, 2022 - but only if blockades are being removed by Aug 1. Reciprocity will remain the reality. 🇽🇰 has not "postponed" anything, ID card regulation has been enacted by midnight. pic.twitter.com/hfVUZUFwfq
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) July 31, 2022