Kurti: Dhuna nuk do të tolerohet, të dënohet agresioni i bandave të nxitura nga Serbia

Aktuale

Kurti: Dhuna nuk do të tolerohet, të dënohet agresioni i bandave të nxitura nga Serbia

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 13:40
Foto nga konferenca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin se do të shtyhet vendimi për zbatimin e reciprocitetit për dy vendimet e Qeverisë në shtator në momentin që largohen të gjitha barrikadat.

Kurti në konferencën e përbashkët për medie me ministrin e Mbrojtjes, Xhelal Sveçla ka thënë se dhuna nuk do të tolerohet.

“Asnjë masë e marrë nga organet tona nuk merret në bazë të identifikimit etnik. Dhuna nuk do të tolerohet”, ka thënë Kurti.

Kurti duke falënderuar angazhimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, ka thënë se kupton shqetësimin e ngritur edhe nga BE-ja i cili sipas tij ka ardhur nga propaganda serbe për vendimet e Qeverisë.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të dënojë veprimet e grupeve kriminale në veri.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojw dhunën dhe agresionin e bandave të nxitura nga Serbia”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat