Eksperti amerikan dhe analisti politik, Francis Fukuyama ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri.
Ai në një postim në Twitter ka publikuar një foto me kryeministrin Albin Kurti, ku shprehu përkrahje të hapur për të, në përballjen me Serbinë.
Fukuyama potencoi se me kryeministrin Kurti ishte takuar një muaj më parë në Greqi.
“Kryeministrin e Kosovës @albinkurti e takova në Athinë muajin e kaluar, ai meriton mbështetje në konfrontimin e tij aktual me Serbinë”, shkroi eksperti amerikan, përcjell "Bota sot".
I met Kosovo’s Prime Minister @albinkurti in Athens last month, who deserves support in his present confrontation with Serbia. pic.twitter.com/DoBgwBLFg6
— Francis Fukuyama (@FukuyamaFrancis) August 1, 2022