Ish ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka i ka reaguar ish të dërguarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kutrti lidhur me vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në targa dhe dokumente.
Sipas ish ambasadorit Lauka, ambasadori Riçard Grenell, një i djathtë radikal dhe proserb i njohur, veproi njëanshëm, duke mbështetur Beogradin kundër vendimit të drejtë të qeverisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, ish- i dërguari i presidentit Tramp për dialogun Kosovë-Serbi, R. Grenell, bëri këtë koment për vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës, lidhur me reciprocitetin me Serbinë:
"Edhe një herë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvoje, veproi njëanshëm për të ndaluar targat dhe letërnjoftimet serbe në Kosovë.
Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe e panevojshme!"
Një reagim ndaj këtij komenti (duke përdorur leksikun e tij,) mund të jetë si më poshtë:
Edhe një herë, ambasadori Riçard Grenell, një i djathtëGre radikal dhe proserb i njohur, veproi njëanshëm, duke mbështetur Beogradin, kundër vendimit të drejtë të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet serbe në Kosovë.
Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe e panevojshme!