Milazim Krasniqi ‘shpërthen’ ndaj Edi Ramës pas deklaratës për tensionet në veri

Aktuale

Milazim Krasniqi ‘shpërthen’ ndaj Edi Ramës pas deklaratës për tensionet në veri

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 17:53
Profesori Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me situatën e krijuar në veri.

Fillimisht Krasniqi pyeti Ramën “a mundesh me na tregue ku janë kufijtë e Serbisë?”

Pastaj, i tha se me kë do të ishte veriu në “Ballkanin e Hapur”, me Kurtin e Vuçiqin?

“Me këto broçkulla as artist nuk dukesh e lëre më lider shqiptar”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edi Rama: “Këto situata tregojnë pikërisht pse duhet Ballkani i Hapur dhe pse Kosova duhet të vijë dhe të ulet në Ballkanin e Hapur

Koment: o shoku Rama, a mundesh me na tregue ku janë kufijtë e Serbisë? (Kushtetuta e Serbisë e konsideron Kosovën territor të shtetit serb.) E dyta, veriu i Kosovës me kend do të ishte në “Ballkanin e Hapur”, me Kurtin a me Vuçiqin? Me këto broçkulla as artist nuk dukesh e lëre më lider shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat