Analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë se është gabim që të diskutohet në Bruksel për situatën në veri.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk ka çfarë dialogohet me Vuçiqin luftënxitës.
Postimi i tij i plotë:
Gabim të diskutohet në Bruksel për situatën në veri. Thjeshtë, nuk ka çfarë dialogohet me Vuçiqin luftënxitës. Shtyrja e vendimit për reciprocitet është kompromisi që ka bërë Kosova.