Alush Gashi, ish-ministër i Shëndetësisë ka përmendur kundërthënien e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, në deklaratën që bëri për Kosovën nga Tirana.
Sanchez tha se pavarësia e Kosovës është e njëanshme dhe përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, prandaj Lushi rikujtoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e thotë të kundërtën.
“GJND-ja arriti në përfundimin se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Çuditërisht, kryeministri i Spanjës deklaron në mënyrë të pasaktë: “Një deklaratë e njëanshme e pavarësisë shkel ligjin ndërkombëtar”!”, ka reguar Gashi në Twitter.
The ICJ concluded that Kosovas 🇽🇰independence didn't violate international law . Surprisingly, Spain 🇪🇸 PM Sanchez inaccurately declares: ”a unilateral Declaration of Independence violates international law”!
— AlushGashi🇽🇰 (@AlushGashi3) August 1, 2022
Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, Sanchez tha se Kosova është një çështje ku s’pajtohen Shqipëria dhe Spanja.
“Unë mendoj që miqtë e mirë, siç është Shqipëria edhe Spanja, mund të kenë mosmarrëveshjet e veta. Një deklaratë e njëanshme për pavarësinë, ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi, këtë e themi me gjithë respektin që kemi për Shqipërinë”, është shprehur Sanchez dje.
Megjithatë, Sancezh përsëriti se vendi i tij mbështet dialogun e Kosovës dhe Serbisë.
“Këtë nuk e ndajmë me Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi në krahun tuaj. Ne nxisim dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Edhe miqtë e mirë mund të kenë kontradiktat e tyre”.