Dugolli flet me erma, tregon kush janë përgjegjës për gjendjen në veri

Aktuale

Dugolli flet me erma, tregon kush janë përgjegjës për gjendjen në veri

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 10:13
Enver Dugolli

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli theksoi se përgjegjës kryesorë për situatën e mbrëmshme në veri të Kosovës janë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.

Sipas Dugollit, edhe pse vendimi për reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë i paralajmëruar, pala serbe nuk ka treguar vullnet per t’i zbatuar këto marrëveshje.

“Instruktorët kryesorë, dhe përgjegjësit kryesorë për atë që ndodhi mbrëmë janë Vuçiq dhe Petkoviq, sepse asnjëherë nuk treguan vullnet ata për të zbatuar marrëveshjen për targat dhe për dokumentet e identifikimit.

Vendimi i Qeverisë edhe pse ishte marrë një muaj më heret dhe ishte paralajmëruar me kohë ishin zhvillluar edhe fushata sensibilizuese  për të njoftuar qytetarët, megjithatë nuk ju mjaftoi ajo por përdorën para se të hynte në fuqi ky vendim, përdorën ato metodat e tyre”, tha Dugolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat