Duke e komentuar situatën në veriun e vendit, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala tha se komunikim më të mirë me KFOR-in ka ushtria serbe sesa Kosova.
“Është një fakt shumë i keq për neve që më mirë ka komunikim ushtria serbe me KFOR-in sesa kemi ne deri më tani sepse nuk jemi duke kultivuar raporte sepse kemi një raport shumë formal”, tha ai.
Shala tha se pa pasur mbështetje ushtarake është problem që të mbahet nën kontroll territori i veriut vetëm me Policinë e Kosovës.
“Pra dihet që polica mund të kryej pjesën e vet policore në veri, por problemi është që pa pasur mbështetje ushtarake në këtë rast të KFOR-it është problem që të mbahet ai territor sepse derisa nuk ki mekanizëm përkatës që e mbështet hapësirën që e mbanë atë territor është bukur shumë problem ta mbash me Policinë e Republikës së Kosovës pavarësisht mundësisë dhe kapaciteteve që kanë, Njësa Speciale Operative dhe njësitë e tjera por problemi është që pa pasur një koordinim të mirë me KFOR-in nuk ka mundësi të dalim faqebardhë në pjesën veriore”, tha shala.