Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar pas konfirmimit nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, se Qeveria e Kosovës ka pasur koordinim me ndërkombëtarët për reciprocitetin dhe targat e vetura.
Ambasadori Hovenier,ka thënë se të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se ishin në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
“ShBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Twitter.
E sipas Gjinovcit, kryeministri Kurti e ka “sosë” kundërshtarët.
“Kuku! Ju ka sosë Bini e hajt. Po lun me juve qysh po don”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Në një reagim tjetër, ai ka thënë se kërkesat e miqve amerikanë nuk janë presione.
“Krejt ata njerëz dhe ato media që thonë/raportojnë se Kurti iu dorëzua presioneve ndërkombëtare janë antiamerikanë. Prej kurshit kërkesat e miqve dhe aleatëve tanë amerikanë qenkan bë presione?”, ka thënë Gjinovci./BS