Pranvera Zejnullahu-Raçi emërohet u.d. e drejtores së Përgjithshme të ShSKUK-së

Aktuale

Pranvera Zejnullahu-Raçi emërohet u.d. e drejtores së Përgjithshme të ShSKUK-së

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Kështu ka njoftuar Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një komunikate për medie.

Komunikata për medie

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i KosovësJu njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.

Po ashtu, ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat