Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar sërish kundër ish-emisarit amerikan, Richard Grenell.
Ai përmes një postimi në Facebook, ironioi me Grenellin, duke thënë se i ‘dul flaka t’u e sha Albinin!”
Gjithashtu, Basha nuk harroi ta përmend edhe PDK–në e LDK-në dhe ‘dashurinë’ e tyre për Grenellin.
“Grenellit i dul flaka mas Hashim Thaçit! Nuk shkon ditë pa e kërku, kujtu e pa i thur lavde!
N’anën tjetër PDK-së i dul flaka që s’po guxon me ia kthy dashninë Grenellit”, deklaroi deputeti i LVV-së, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Grenellit i dul flaka t’u e sha Albinin!
🔴 LDK-së po i del tymi që s’po mundet me ia ba LIKE amerikanit të tyre të preferum!
⚫️ Grenellit i dul flaka mas Hashim Thaçit! Nuk shkon ditë pa e kërku, kujtu e pa i thur lavde!
🔴 N’anën tjetër PDK-së i dul flaka që s’po guxon me ia kthy dashninë Grenellit! As LIKE s’po guxojnë, as hiç!
❗️Kohë t’vështira miq!