Deklaratat e Grenellit për Kurtin, acarojnë Melihate Tërmkollin: Kërkon nga LDK-ja dhe PDK-ja që t’ia bëjnë me dije se...

Aktuale

Deklaratat e Grenellit për Kurtin, acarojnë Melihate Tërmkollin: Kërkon nga LDK-ja dhe PDK-ja që t’ia bëjnë me dije se...

Nga: N. Sh. Më: 2 gusht 2022 Në ora: 16:23
Melihate Tërmkolli dhe Albin Kurti

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas kritikave të ashpra që ish emisari Richard Grenell po ia bënë në vazhdimësi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Tërmkolli ka kërkuar nga zyrtarët e lartë të LDK-së dhe PDK-së që t’ia bëjnë me dije bashkëpunëtorit të tyre të dikurshëm që deklaratat e tij, më tepër se Kurtit janë kundër Kosovës dhe interesave të shqiptarëve.

Sipas saj, nuk është politika e Kosovës fashiste dhe as reciprociteti për targat i njëanshëm.

“Zhvendosja e të vërtetës fashiste të Serbisë e Vuçiqit, Gebelsit të Millosheviqit, të cilin ai e mbronë me ortodoksi, pavarësisht pozitës së tij aktuale, është tepër e dëmshme dhe me rrezik për Kosovën”, shkruan ajo.

Tërmkolli shkruan tutje se, zyrtarët e lartë të PDK-së dhe LDK-së, miq të kryeministrit shqiptar Edi Ramës, të ia bëjnë me dije atij se Kosova është shtet i pavarur dhe i konfirmuar nga GJND-ja.

Reagimi i plotë:

Zyrtarët e lartë të opozitës (LDK, PDK) duhet t’ia bëjnë me dije bashkëpunëtorit të dikurshëm politik z. Grenell se deklaratat e tij të këtyre ditëve por edhe më herët, më tepër se kundër Albin Kurtit janë kundër Kosovës dhe interesave të shqiptarëve.

Nuk është politika e Kosovës fashiste dhe as reciprociteti për targat i njëanshëm. Zhvendosja e të vërtetës fashiste të Serbisë e Vuçiqit, Gebelsit të Millosheviqit, të cilin ai e mbronë me ortodoksi, pavarësisht pozitës së tij aktuale, është tepër e dëmshme dhe me rrezik për Kosovën.

Poashtu, zyrtarë të lartë të opozitës (PDK, LDK, etj,) miq të Edi Ramës, bëjani me dije atij se Kosova është shtet i pavarur, se GJND e ka konfirmuar që pavarësia e Kosovës nuk është e njëanshme dhe është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, në vend se të kënaqeni nga zyrtarë të Spanjës apo ndonjë shteti tjetër që ende nuk e ka njohur Kosovën kur japin deklarata të tilla në prezencë dhe “nikoqirllëk” të Edi Ramës, derisa ai nuk bën “as gëk as mëk”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat