Kërcënimet me luftë të Serbisë në veri të Kosovës, janë të ngjashme me kërcënimet e Kinës se në rast se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nensi Pellosi do ta vizitonte këtë shtet, atëherë ajo do t’i kundërpërgjigjej me sulme ushtarake Amerikës.
Pavarësisht që këtë kurs retorik e mbajti Pekini prej javësh, kur e nderuara Nensi e shoqëruar edhe nga diplomat britanik shkelën në tokën e Tajvanit, Kina heshti!
Nga tonet dhe kërcënimet luftarake, u kthye në më pak se sa një zukatje.
Ne nuk e kemi fuqinë e Amerikës, ashtu siç as Serbia nuk e ka fuqinë e Kinës. Por, ne e kemi miqësinë amerikane në anën tonë dhe misionin e saj diplomatik, por edhe misionin ushtarak, një i ngjashëm, që po vazhdon ta shpëtojë Tajvanin nga pushtimi.
Pra, ne nuk jemi rastësisht mjaft të fuqishëm. Por, duhet edhe të kemi guximin, gatishmërinë dhe veprimin, që ta krijojmë një mbrojtje të fuqishme vetanake, me të cilën mund ta sfidojmë edhe Serbinë.
Në këtë kontekst të këtij roli amerikan, edhe veprimet e Qeverisë së Kosovës, të dy vendimeve ndaj të cilave, Serbia ishte e gatshme t’i rebelonte serbët, ambasadori amerikan Hovenier e konfirmoi se ngjarjes i kishte paraprirë bashkëpunimi me SHBA-të, por edhe ‘në koordinim të plotë më bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë’.
Pra, përveç se ua mbylli gojën, ai po tregon edhe diçka tjetër.
Obediencë e tmerrshme
Kjo është një dëshmi, se si shqiptarët nuk do të arrijnë të bëhen kurrë shtet, derisa ka aq shumë politikan, që nuk i shqyrtojnë rastet, konceptet, idetë, sipas interesit shtetëror dhe shqiptarë, por mbi të gjitha në bazë të interesit të jashtëm, duke këmbëngulur që pushteti padiskutueshëm të jetë vartës.
Pra, jo një pushtet që sillet jo nga buron ai (fuqia e tij), nga vota, por nga nënshtrimi arbitrar ndaj një autoriteti të jashtëm, në këtë rast ndërkombëtar.
Nuk është aspak me rëndësi për pjesën më trë madhe të opozitës dhe një pjesë të opinioneve, nëse edhe dy vendimet modeste të Qeverisë duhej të zbatoheshin për shkak të detyrimeve kushtetuese, ligjore, interesit politik e diplomatik, por për ta me rëndësi mbizotëruese është ideja se sa janë nënshtruar, më saktë se sa ata nuk duhet të mendojnë për vendin tuaj.
Demaskimi i rolit të Rusisë
Në kundërshtim me rrjedhën e mendimit të opozitës ka reaguar edhe ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Britanisë së Madhe (2014-2017), Sir Michael Cathel Fallon, në një artikull për gazetën britanike “The Telegraph”.
Ish-deputeti konservativ, Sir Fallon para së gjithash e sheh Serbinë si problem për BE-në, pasi ajo i nënshtrohet ndikimit rus.
Po ashtu ai përmend faktet e njohura, si armatosjen e Serbisë, mosvendosjen e sanksioneve Rusisë dhe njëkohësisht marrëveshje të leverdishme po me rusët, për gazin.
Ai ua kujton perëndimorëve faktin se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ishte ministër në kohën e kriminelit, Sllobodan Millosheviq.
Në këtë kontekst përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin e veriut, i sheh thjesht, pjesë “të librit të Millosheviqit”.
Pra, derisa Sir Fallon e sheh këtë ngjarje si ‘produkt të politikave të Millosheviçit, pjesa më e madhe e opozitës ‘hepohet’ nga ideja për ta goditur Qeverinë.
Ai po ashtu i është referuar “njoftimit ogurzi” të anëtarit të Qeverisë së Serbisë, i cili kërkon që: “Serbia do të duhet të fillojë denazifikimin e Ballkanit”. Një stratagjemë ruse në Ukrainë, të cilën Perëndimi po e kundërshton fuqishëm, madje duke i ndihmuar ukrainasit që të luftojnë dhe t’i nxjerrin nga toka e tyre.
Përveç se nën ndikimin rus, Sir Fallon këtë përpjekje të Vuçiqit për rebelimin e serbëve në veriun e Kosovës, e sheh si testim të Perëndimit nga Rusia.
“Përmes përfaqësuesit të saj serb, Rusia po teston edhe një herë dobësinë evropiane”, shkruan Fallon.
Ai e ka frikën se veprimet e grupeve kriminale serbe, dhe mosmarrëveshjet për dokumente të udhëtimit, mund të krijojnë konflikt lufte.
“Mosmarrëveshjet kufitare, të nxitura nga ‘operacionet e zeza’, mund të kalojnë lehtësisht në një konflikt më të gjerë”, Fallon.
Prandaj, ai kërkon, për dallim nga opozita shqiptare, për dallim edhe nga Shqipëria zyrtare, që Perëndimi, mos ta tolerojë Serbinë, për të përsëritur historinë.
“Ne po bëjmë të njëjtat gabime në Ballkan”, paralajmëron Fallon.
Ish-ministri i Mbrojtjes britanike beson se vendi i tij ka një rol të madh në këtë dhe se duhet të rrisë praninë e tij diplomatike dhe ushtarake në Kosovë.
“Nëse Serbia zgjedh përshkallëzimin e mëtejshëm, sigurisht që do të ketë mbështetjen ruse... A duhet vërtet ta bëjmë përsëri për të parë predhat që bien mbi Sarajevë dhe Prishtinë përpara se Perëndimi të reagojë përsëri?,” përmbyllë Fallon shkrimin e tij.
Pra, ky ish zyrtar i lartë britanik po kërkon zgjidhje para stuhisë, duke paralajmëruar se pjesë e saj do të jetë Rusia!
Pse opozita nuk e zë në gojë Rusinë
Pra, a ju duhen më shumë fakte se sa ne këtu i sollëm si kujtesë, nga diplomat të respektuar, i pari në mision në Kosovë, dhe i dyti, me reputacion të lartë, por jo aktiv.
Dy reagime dhe informacione vitale për shqiptarët, se ngjarja ndodhi në bashkëpunim të plotë me vendet mike ndërkombëtare, vendime pozitive në favor të Kushtetutës së vendit, dhe se diplomatë serioz, e shohin situatën kritike, në të cilën rol kyç ka Rusia.
Nëse një opozitë, parti apo reagimet individuale, por që përkojnë me një lloj qarku, vazhdojnë të helmojnë opinionin me kritika pa argument, është e qartë se ato janë në shërbim të aleancës serbo-ruse!
Prandaj, duhet ‘lëvizin’ me siguri të madhe në drejtimin e duhur, përpara se të presin suksesin e Vuçiqit dhe Rusisë!
Pra, shpresat e disa partive të opozitës për të ardhur në pushtet në këtë rast duket se kalojnë më shumë, në ‘itinerarin’ (agjendën) serbo-rus!
Ata po shpresojnë që pushteti të goditet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa janë të njëjtit, që e proklamonin si një qeveri antiamerikane, ndërsa doli se agjenda e tyre favorizohej dhe mbështetej në tërësi në binomin Rusi-Serbi, dhe në një rrjet diplomatësh Perëndimor të korruptuar e komprometuar nga shërbimet ruse e serbe!
Para së gjithash, disa parti opozitare duhet t’i shuajnë bandat e përbashkëta kriminale në veri, për të cilat japin të dhëna shërbimet inteligjente