Profesori universitar Blerim Latifi, ka reaguar pasi kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.
Latifi ka thënë se me këtë marrëveshje, Kisha Ortodokse Serbe bëhet një shtet brenda shtetit malazez dhe Mali i Zi gradualisht duhet të përshëndet me pavarësinë e tij nga Serbia, përcjell Bota sot.
Sipas tij, nëse marrëveshja nuk prapakthehet, klero-fashizmi serb do të kërkojë edhe një shtet tjetër brenda shtetit në Kosovë.
Reagimi i Latifit në Facebook:
Qe dy pika nga marrëveshja e Abazoviqit me Kishën Ortodokse Serbe, për ta kuptuar se me këtë marrëveshje Kisha Ortodokse Serbe praktikisht bëhet një shtet brenda shtetit malazez dhe Mali i Zi gradualisht duhet të përshëndet me pavarësinë e tij nga Serbia:
- Marrëveshja e detyron qeverinë malazeze të njohë imunitetin diplomatik apo të drejtat ekstraterritoriale të institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe në vend – gjë që i përjashton ato nga juridiksioni / ligjet lokale.
-Gjithashtu, ajo i jep Kishës Ortodokse një status juridik i cili në disa zona, parashikohet të jetë i njëjti me atë të institucioneve qeveritare.
Nëse kjo marrëveshje nuk prapakthehet, atëherë klero-fashizmi serb do të marrë krahë për të kërkuar edhe një shtet tjetër brenda shtetit në Kosovë.