Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar të mërkurën në Facebook se “nëse politika është 90% kozmetikë (foto facebooku e instagram) dhe 10% përmbajtje, atëherë rezultati është qytetarë të befasuar nga besimi, në dëshpërim me largim”.
Deputeti s’ka qenë i qartë nëse kjo nënkupton që politika e Qeverisë së VV-së po udhëhiqet kryesisht nga promovimi nëpër rrjete sociale sesa në veprimë konkrete.
Abazi edhe pse deputet i partisë në pushtet, shpesh ka qenë kritik ndaj Qeverisë.
“Nëse politika është 90% kozmetikë (foto facebooku e instagram) dhe 10% përmbajtje, atëherë rezultati është qytetarë të befasuar nga besimi, në dëshprim me largim; delir për madhështinë; dhe valle për përfituesit nga rrjetet e kriminalizuara. Jashtë ekuacionit mbetet një armatë në kërkim të së ardhmës”, ka qenë postimi i plotë i Abazit.