Mjeku Salih Krasniqi i cili ka kontribuar shumë për Kosovën, si në kohën e luftës po ashtu edhe të paqes, ka rrëfyer në RTK peripetitë që i ka pasur që nga fillim të viteve 90’, kur u përjashtua nga puna në QKUK, por edhe në vitet 1998-1999, kur Kosova ishte nën luftë.
Sipas tij serbët në vitet 1998-1999, nuk ka qenë të interesuar për të shëruar shqiptarët. Ai ka rrëfyer se pacientët shqiptarë që kanë qenë të shtrirë në spitale janë mbajtur të lidhur për shtretërit e spitalit, janë rrahur nga serbët dhe i shkruanin si terrorist.
“P.sh, Dr. Buqe Bruqin, nuk e kanë lejuar të intervenojë por të t’i dhënë ndihmë, Yll Morina i cili ka qenë e plagosur”, tha ai.
Krasniqi ka kujtuar pacientin Naim Cufaj. “Ky e ka një biografi interesante, e kanë zënë afër Pejës. E kam edhe një video të inxhizuar ku televizioni i Beogradit e ka dhënë për të, e ka edhe një predhë të lidhur si ushtar që e ka pasur. Ai ka qenë i plagosur në kraharor”, ka kujtuar ai.
“Naim Cufa ishte ushtar i UÇK-së nga rajoni Deçanit, që jetonte në lagjen “Dardania” të Pejës. Naimin e kanë zënë të plagosur në spital shqiptar afër Pejës, e kanë dërguar në spitalin e Pejës pastaj përmes Kryqit të Kuq e kanë sjell në Prishtinë. E pashë që është i plagosur dhe kam filluar të kujdesem dhe mendoja që si ta largoj nga aty
Naimi disa ditë ka qëndruar në kirurgji, erdhi nëna e tij ta vizitoj por nuk u lejua sepse ishte i lidhur për krevati. Kam biseduar me nënën dhe gjyshin e tij ju kam treguar se Naimi është mire dhe do mundohem ta largoj nga këtu.
Dhe pas dy tre dite e kam marrë ta largoj kinse po shkoj në podrum që të i bëj disa analiza, dhe me i bë rëntgen të kraharorit, dhe e dërgova në kerrin tim e prej aty drejt në shtëpinë time ku ka qëndruar 12 ditë”, ka rrëfyer Krasniqi.
Krasniqi tregon se Naimi nuk hante ushqime vetëm ujë pinte dhe se e kishte problem ta forconte.
Sipas tij 17 personave që kanë qenë të ushtarë të UÇK-së, profesionet u ka shkruar terroristë, pas trajtimit i dërgonin në burg e disa edhe vdisnin.
Ndryshe kirurgu Salih Krasniqi për krimet e kryera nga forcat paramilitare serbe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999, ka shkruar dy vëllime të librit “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK – gjatë periudhës 1998-1999”.