Kurti dhe Vuçiq të gatshëm për dialog

Aktuale

Kurti dhe Vuçiq të gatshëm për dialog

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 22:37
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Pas tensioneve të krijuara në veri të vendit, Kosova dhe Serbia pritet që t’i kthehen tavolinës së bisedimeve.

Takimi mes palëve, mund të ndodhë në javën e tretë të këtij muaji.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Siç e dini, takimi i paraparë të mbahej me 19 korrik dështoi sepse Beogradi zyrtar refuzoi që ai të zhvillohet duke kërkuar që një takim i tillë të shtyhet për më shumë se një muaj. Kryeministri Kurti në vazhdimësi është shprehur i gatshëm për takimin e radhës të përgatitur mirë dhe për çështje bilaterale. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe nëse do të ketë një takim të radhës, ai pritet të zhvillohet në javën e tretë të këtij muaji”, tha ai.

Për vazhdimin e dialogut është shprehur i hapur edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë që se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bashkimin Evropian, por që sipas tij ai nuk ka se për çfarë të flas me Kryeministrin Kurti.

Deri më tani Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat