Qeveria e Gjermanisë është shprehur e shqetësuar qysh në fillim të javës për situatën e sigurisë në Kosovë.
Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, që vjen nga partia SPD,është ajo që në pranverë të këtij viti, gjatë vizitës në Kosovë, pati rastin të njihej vetë nga afër me gjendien në shtetin e ri.
Ajo deklaroi sot se misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po monitoron gjithashtu nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.
“Bundesëehr-i mbetet i përkushtuar në NATO dhe me KFOR-in për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha Lambrecht, cituar në një deklarate të zëdhënëses së ministres së mbrojtjes, Nadine Krüger.
Ushtria gjermane përfaqësohet në Kosovë si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga NATO, por aktualisht vetëm me rreth 65 ushtarë. Sipas mandatit të Bundestagut, në rast nevoje aty mund të stacionohen deri në 400 ushtarë gjermanë.