Ish-diplomati Lulzim Peci, drejtor i institutit KIPRED, ka thënë se Serbia është duke u diskredituar çdo ditë sa i përket pozicionit të saj dekonstruktiv në Ballkan.
Peci përmes një shënimi në Facebook ka thënë se Kosovës nuk i mbetet tjetër pos të luaj letrat me maturi në raport me fqinjin verior.
“Kosova vetëm duhet t’i luaj letrat mbarë, me maturi e mençuri, pasi Serbia është duke u diskredituar dhe duke u parë qartë se çfarë loje së bashku me Rusinë është duke u munduar ta bëjë në veri të Kosovës”.
Peci thotë se tashmë janë të dukshme reagimet kundërshtuese te NATO-së në lidhje me përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës.
Këtë më së miri po e pasqyrojnë reagimet e NATO-s për përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar situatën në veri të vendit, dhe kjo është pasojë e agresionit rus në Ukrainë. E Vuçiqi le të vazhdoj me falënderimet e tij që po ia bënë Rusisë dhe me emërimin e Bozidar Djelicit si nënkryetar të Kuvendit të Serbisë. Tani vetëm i duhet që ta rikonfirmoj këtë politikë edhe me emërimin e Daçiqit dhe Vulinit në qeveri për të treguar se “Matushka Rossiya” është ylli polar i saj, pasi dy yje të tille nuk ekzistojnë.
“Tani ka mbetur te shohim se çfarë do të thotë Borelli, pasi Sanchezi ia nguli thikën në shpinë atij me deklaratën e tij në Beograd, dhe te shohim sa do te mund ta mbroj Serbinë”, ka shkruar Peci.
Ndryshe, sot pas një bisede telefonike që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka pasur me presidentin serb, i pari e ka paralajmëruar Serbinë se KFORI do të veprojë nëse tentohet të prishet situata në veri të Kosovës.