Nëntogeri i FSK-së tregon historinë prekëse se si i ra babai dëshmor në pritën famëkeqe të Pashtrikut

Aktuale

Nëntogeri i FSK-së tregon historinë prekëse se si i ra babai dëshmor në pritën famëkeqe të Pashtrikut

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 00:10
Leotrim Mëziu

Nëntogeri i FSK-së Leotrim Mëziu ka treguar se si babai i tij Rifat Mëziu kishte rënë dëshmor në pritën që i ishte bërë ushtarëve të UÇK-së që po sillnin armatim nga Shqipëria në Kosovë.

Në pritën që i ishte bërë në Pashtrik, në mesin e një dimri të acartë, kishin rënë dëshmorë 41 ushtarë të UÇK-së. Ata po sillnin armatimin më të sofistikuar që ishte sjellë në Kosovë deri atëherë për ushtarët shqiptarë që po luftonin kundër regjimit pushtues serb.

Mëziu tregon nga bisedat me shokët e babait se si ai ra dëshmor.

“Para se me shku te ajo, shumë prej shokëve të tij më treguan se si shkoi të marrë armë në Shqipëri e kështu. Cdo bisedë me të ishte se si të marrin armë më vonë. Si të bëheshin më shumë dëme armikut. U bë një grup prej Drenice dhe shkuan në Shqipëri që të armatosen. Ishin me Mujë Krasniqin. Nisen më 13 dhjetor me shumë armatim. Në kohë të acartë. Duke qenë ushtarak vet e di atë ndjenjë dhe vullnetin për atdheun. Cfare vullneti që të ngjiten Bjeshkës së Pashtrikut me tërë atë armatim. Është e paimagjinueshme”, tregon ai.

“Ka rënë më 14 dhjetor. Në Pashtrik të Likenit të Hasit. Ka qenë zv. Komandant i atij grupi prej 140 ushtarëve. Gjithmonë po ju referohem kolegëve të babit. Me shumë shokë të tij. Prej të gjitha viseve të Kosovës. Ka qenë armatimi më i sofistikuar që është futur deri atëherë. Me borën që ka kaluar mbi 1 metër. Mundem me thënë se ishte shumë vështirë dhe kanë qenë njerëz të zgjedhur ata që kanë rënë dëshmorë”, shtoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat