Pas debateve të "nxehta", përfundon seanca, Kuvendi shkon në pushim

Aktuale

Pas debateve të "nxehta", përfundon seanca, Kuvendi shkon në pushim

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 11:16 më 04.08.2022
Kryeministri Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Trazirat në veri, Hoti: Koordinim të brendshëm s’ka pasur, as koordinim të duhur me ndërkombëtarët

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit tha se “nuk kemi nevojë të bëjmë garë se kush po shprehet më ashpër për këtë temë”.

Hoti tha se për veprimet e Qeverisë lidhur me situatën në veri nuk ka pasur koordinim të brendshëm ndërsa tha se ka munguar koordinimi i duhur me ndërkombëtarët.

“Është fakt që koordinim të brendshëm nuk ka pasë, konsultime të vazhdueshne me opozitën për këto tema. 

Dhe duket, nga informatat që kemi pa… koordinim të duhur ndoshta me partnerët tanë ndërkombëtarë nuk ka pasur”, tha ish-kryeministri.

 

​Kuvendi miraton rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve

Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë për adresimin e rritjes së çmimeve, propozim ky i partisë në pushtet.

Rezoluta u miratua më 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kuvendi ka votuar në lexim të dytë projektligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe raportin vjetor për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Deputetët gjithashtu e kanë miratuar raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe raportin vjetor të KOST-it për vitin 2021.

Në këtë seancë u miratua edhe propozim-vendimi i qeverisë për hartimin e planit hapësinor të Kosovës dhe propozimin e qeverisë për hartimin e planit hapësinor për Parkun Kombëtar Sharri.

Kuvendi ka votuar edhe Maja Martinoviq për anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të akreditimit.

Abelard Tahiri komenton ngjarjet në veri, kërkon ta di këtë gjë nga qeveria

Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në debatin që po zhvillohet në Kuvend mbi ngjarjet e fundit të veri, ka thënë se kryeministri Kurti s’ka gatishmëri që të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë.

Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti po merr masa selektive të reciprocitetit në raport me Serbinë.

“Kryeministrin e kemi mbështet kur vendosi reciprocitet për targat ngjashëm edhe për reciprocitetin për dokumente. Kryeministri po bën përpjekje me bë reciprocitet në çështje specifike duke e anashkaluar reciprocitetin e plotë me Serbinë. Nëse do t’i përmbaheshim reciprocitetin e plotë do të duhej të niste me ekonominë. Përderisa s’ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë, kjo përzgjedhje selektive e masave të reciprocitetit duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saja ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë destruktive siç ishte rasti i fundit po na jep përshtypje se para se këto masa të jenë qëllim në vetvete janë qëllime instrumentale”, tha Tahiri.

Ai u shpreh se pas ngjarjeve në veri, qeveria duhet ta qartësojë rrugën që ka zgjedhur në dialog.

“Pas këtyre ngjarjeve dhe pas kësaj paqartësie mendoj se çështja më legjitime është t’i kërkojmë qeverisë qartësi për rrugën që ka marrë dialogu me Serbinë”, tha ai.

Votohet pro plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Deputetët e Kuvendi të Kosovës e kanë votuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se me 61 vota pro është miratuar kjo pikë që ishte në kuadër të vazhdimit të kësaj seance plenare.

Pos kësaj, është miratuar edhe propozimvendimi i qeverisë për hartimin e planit hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Fillon seanca e Kuvendit, votohet projektligji për adresimin e rritjes së çmimeve

Kuvendi i Kosovës sot e ka filluar seancën me 30 minuta vonesë.

Në seancë shihen se janë duke marrë pjesë një numër jo i madh i deputetëve.

Kuvendi e ka miratuar rezolutën e parë e propozuar nga pozita për adresimin e rritjes së çmimeve.

Kjo është miratuar me 61 vota pro.

Kuvendi e vazhdon sot seancën

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë mbajtjen e seancës për pikat e mbetura.

Seanca starton në ora 09:30.

Gjatë së mërkurës, Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutë ku i ka bërë thirrje Bashkimin Evropian që të liberalizojë vizat për Kosovën.

E përpos kësaj rezolute, Kuvendi të enjten nuk ka e ka përfunduar as një pikë tjetër të rendit. 

Ndërkaq, sot pos vazhdimit të kësaj seanca pritet të mbahet edhe seanca e fundit para se deputetët të shkojnë në pushime veriore.

Kjo seancë fillon në ora dhe rend dite është interpelanca me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Qeverinë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat