Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë krahasimin e nënkryetarëve të kuvendeve në Kosovë dhe Serbi.
Sipas saj, nënkryetarja Saranda Bogujevci është një e mbijetuar e masakrës, ndërsa Bozhidar Deliq ishte komandant i brigadës që masakroi mijëra kosovarë.
“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit”.
“Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”,ka shkruar Osmani në Twitter