Tashmë është konfirmuar. Takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet me 18 gusht.
Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka konfirmuar se raundi i radhës së dialogut në nivelin më të lartë politik, do te mbahet me 18 gusht.
Sipas Stanos, sikurse kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Josep Borell, shefit të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, dhe kanë konfirmuar se do udhëtojnë drejt Brukselit me 18 gusht.
Mundësinë për mbajtjen e një takimi të tillë në javën e tretë të gushtit e ka paralajmëruar ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti, por pa dhënë ndonjë datë të saktë, kurse presidenti i Serbisë, Vuçiq, ditë më parë e përmendi këtë si datë të takimit.