Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka replikuar me kolegun e tij nga grupi i Vetëvendosjes, Halil Thaçin.
“Me klanin dhe fisin e tij nuk ka të bëjë as në parlament madje”, i ka thënë Shala, Thaçit, duke injoruar replikën e këtij të fundit.
“Unë prita që po më përgjigjet kryeministri, ministrja e Ekonomisë apo ministri i Financave, me të nuk replikoj”, deklaroi Ferati.
Kujtojmë që me herët fjalës së Shalës Thaçi iu është kundërpërgjigjur, duke pretenduar se deputeti nga PDK-së “vazhdueshëm spekulon”.