Analisti politik, Vigan Qorrolli në një postim të tij në Facebook ka treguar dallimin e ҫmimeve në Itali dhe Kosovë.
Ai thotë se në Milano derisa ishte për vizitë, ҫmimet e artikujve ishin rreth 50% më lirë se në Kosovë.
Postimi i plotë:
Për vikend isha në Milano. Për kurreshtje hyna nëpër markete dhe i pashë çmimet e shportës për rreth 50% më lirë se në Kosovë.
Kur e krahasojmë standardin e jetesës në 🇮🇹 dhe në 🇽🇰 — e kuptojmë se si rjepemi në ditë për diell nga shitësit me pakicë dhe shumicë të secilit produkt që e konsumojmë.