Reagon Arben Gashi, tregon a do të bashkëpunojnë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Aktuale

Reagon Arben Gashi, tregon a do të bashkëpunojnë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Nga: N. Sh. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:44
Arben Gashi

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj shpifjeve që thotë se po bëhen ndaj tij se kinse ka deklaruar se do ta përkrahin Listën Serbe për ta rrezuar Qeverinë Kurti nga pushteti.

Gashi thotë se kjo është e pavërtetë dhe rrenë e kulluar, teksa ka bërë thirrje që të ndalen mashtrimet dhe propaganda.

Ai shkruan se LDK nuk do të bashkëpunoj më Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Deputeti i LDK-së pohon se, për kombin dhe shtetin të gjithë janë bashkë.

Postimi i plotë:

STOP propagandës, mashtrimit e shpifjeve!

Kuzhina shpifëse pro pushtet po shpërndan lajme të rreme, kinse unë kam deklaruar se do ta përkrahim Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Gënjeshtër e kulluar. E pavërtetë e madhe. Gënjeshtra, shpifja e mashtrimi nuk janë në kulturën tonë, ato kanë qenë e janë pjesë e kulturës së kundërshtarëve të kombit e shtetit tonë.

Ta çmojmë e respektojmë etikën si dhe ta ruajmë traditën tonë shqiptare; ta themi të vërtetën.

Deklarata ime, përkatësisht lajmi i vërtetë, bashkë me përmbajtjen e vërtetë, është si në vijim: LDK nuk do të bashkëpunoj më Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Një gjë s’duhet harruar kurrë; ne mund të jemi kundërshtarë politik, mund t’i kemi dallimet tona, mirëpo për kombin e shtetin jemi bashkë përherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat