Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vazhduar me humorin e tij edhe gjatë seancës së sotme.
Disa minuta para se të dilnin për votim amandamentet e një projektligji, Konjufca u ndal që t’i presë disa deputetë që po bënin ‘selfie’.
“U kry edhe një selfie qatje, kështu që vazhdojmë tash”, tha Konjufca, fjali pas së cilës shpërthyen të qeshurat.
Më pas ai i pyet nëse janë gati për të votuar.
“A jemi gati tash?”, tha Konjufca.