Çitaku, Kurtit: Ke shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakiqin po e mban aty!

Aktuale

Çitaku, Kurtit: Ke shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakiqin po e mban aty!

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:12
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se ka shkarkuar ministria shqiptarë për një fjalë goje, ndërsa Goran Rakiçin po e mbanë në Qeveri.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se çështja nuk ka të bëjë se a do të bashkëpunojë Lista Serbe me opozitën, por pse Rakiq është ende në qeveri.

"Paradoks tipik kosovar - po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakiq si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakiqi është aty, në qeverinë e tij.

Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!", ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat