Kuvendi përmbyll sesionin pranveror me një rekord pozitiv

Aktuale

Kuvendi përmbyll sesionin pranveror me një rekord pozitiv

Nga: H.O. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:37
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci  nga radhët e Vetëvendosjes shkruan në Facebook se sot ka përfunduar sesioni pranveror i punës së Kuvendit të Kosovës, me një rekord pozitiv.

Ai shkruan se kanë miratuar plotë 105 ligje, 18 nga të cilat marrëveshje ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot e përfunduam sesionin pranveror të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Plot 105 ligje i kemi miratuar brenda kësaj kohe (17.01-04.08.2022) nga të cilat 18 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare.

Ky është një rekord pozitiv përsa i përket efikasitetit të kësaj legjislature, që i ka tejkaluar për nga numri i ligjeve të miratuara legjislaturen e viteve 2017-2019.

Ky është një sukses i yni i përbashkët që e kemi arritur duke qenë në nivel të detyrës dhe kështu me përgjegjësi do të vazhdojmë gjatë tërë mandatit.

Ju faleminderit e na presin edhe shumë punë të mira përpara!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat