Pak ditë më parë një situatë e rëndë ndodhi në veri të vendit, derisa Qeveri Kurti përpiqej të zbatonte ligjin për reciprocitetin. Për të mos eskaluar situata, qeveria mori vendim që reciprociteti të shtyhet për 30 ditë.
Lidhur me këtë ҫështje ka diskutuar edhe profesori Milazim Maraj. Ai shkruan në Facebook se në veri të Kosovës janë akumuluar krimenelët e luftërave në ish Jugosllavi duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe aktorët e masakrave në Kosovë në luftën e fundit por edhe më herët.
“Ata janë të dirigjuar nga Serbia si gjithmonë, por tani më shumë se kurrë në 50 vitet e fundit nga Rusia. Kriminelët rus, në forma të ndryshme herë si spiun, e herë si diplomat, herë si kriminel të maskuar herë si vizitor, gjendën pranë barrikadave në veri të Kosovës. Kosova dhe shqiptarët kanë qenë historikisht në shënjetër të rusëve dhe nga i vogli i rusisë Serbia. Rusia dhe Serbia janë në ofenzivë të koordinuar për sërbizimin e Gadishullit Ilirik. Ky projekt nuk ka filluar tani por që nga shpërbërja e Jugosllavisë që ishte një shtet fatkeq për popujt jo serb e kryesisht për popullin shqiptar. Format e luftës kundër shqiptarëve po ndryshojnë por qëllimi asnjë herë. Synimi i tyre është zhdukja e shqiptarëve si komb”, shkruan Maraj.
Ai shkruan më tutje se nga shqiptaret Rusia dhe Serbia shohin rrezik përmanent. Andaj kohë pas kohe krimineli Putin përmend Kosovën, për të u tërheq vërejtjen argatëve të vet.
“Ky popull fisnik, që nuk u asimilua për gjashtë shekuj nga Turqia dhe për një shekull e gjysëm nga Rusia e Serbia paraqet rrezik për projektet e tyre për serbizim-rusizim. Kishat serbe që janë qendra ruse të spiunazhit dhe paraqesin rrezik të madh për paqe, janë të kamufluar nën petkun e popit” njeriut të zotit”kryejn detyra kriminale, që janë pjesë të projektit për serbizimin e këtij Gadishulli. Në këtë situatë sjelljet e shqiptarëve nuk janë adekuate për të përballuar më sukses këto sfida para të cilave gjendëmi. Në Shqipëri Kryeministri Edvin Rama merr për sipër të rehabilitoj kriminelet serb duke filluar nga Aleksander Vuçiq ish minister kriminel, i Kriminelit Sllobodan Millosheviq. Daçiq, Odalleviq( që publikisht u deklarua se do të ua pijë gjakun shqiptarëve në Kosovë) dhe kriminelit Petar Petkoviq që thotë së Aleksander Vuqiq e ka përmendur paqen 50 herë në një fjalim dhe kjo sipas ti mjafton të bindemi së qënka paqësor. Fjalimi i tij i kopjuar nga Sergej Llavrov” nuk duam luftë më Ukrainën; ata të i dorëzojnë armet dhe ja nuk do të ketë luftë”, shkruan ai.
Profesor Maraj thotë ndër të tjera se kryeministri Malazias Dritan Abaz-o viq nënshkruan marëveshje me kishën serbe për të legjitimuar këtë qendër spiunazhi dhe krimi në Mal të Zi. Duke i dëmtuar dokleanët. Në Maqedoni shqiptaret nënçmohen si më parë, ministrat edhe kur janë shqiptarë, mjaftohen më ngritjen e standardit te tyre familjar si ministra dhe nuk punojnë për të mbrojtur dinitetin kombëtar të shqiptarëve; duke avansuar sistemin e arsimit në shqip dhe përshkrimin origjinal të këtij populli fisnik.
“Atje vazhdon turqizimi dhe maqedonizimi i shqiptarëve. Vajzat shqiptare nga Shqipëria mohojnë gjuhën e tyre, kulturën dhe maqedonizohen, fëmijët e tyre nuk flasin shqip. Në Kosovën lindore Serbia po zbaton planin e vet gjenocidal në heshtje për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet dhe pasurit e tyre ndërsa shqiptaret me shumë vështirësi arriten të zgjedhin përfaqësusesin e tyre në Kuvendin e Serbisë. Po të ishin unik do të kishin më shumë deputet në këtë kuvend”, shkruan ai.
Maraj komenton edhe situatën në Kuvendin e Kosovës, kur opozita po kërkon rrëzimin e Qeverisë Kurti në një kohë kur kërkohet që të gjithë të jenë të orientuar në një objektiv.
“Në Kosovë: Opozita bashkë më listën serbe kërkojnë të ndërrojnë Qeverinë pikërisht tani kur kërkohet të jemi të gjithë më të orientuar në një objektiv. Kur duhet të funksionojnë, të gjitha digasteret shtetrore më përkushtim. Parashikimet për të rënë qeveria Kurti –II- rrezikon shtetin për pushtet. Ky plan bëhët pikërisht në shtator. Për fat të keq kjo opozitë më shumë i gëzohet deshtimit të qeverisë së tyre se sa sukseseve të tyre. Shprehjët e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nuk kanë përmbajtje kombëtare, ato janë grindje, hakmarrje dhe inate. SBASHK, shoqata më famëkeqe për arsimin tonë pas lufte pretëndon greva masive më ndërprerje të mësimit. Kjo shoqatë kurrë nuk u thirrë në përgjegjësi për dëmët që i shkaktoj arsimit shqip më ndërprerje mësimi sa herë deri tani. MASHT kurrë nuk beri analizë për këto humbje që i sjell arsimit të në Koovë. Këshillat e prindërve sillen si të mos ishin femijët e tyre”, vlerëson ai.
Tutje, Maraj shkruan se mediat dhe disa pseudoanalista po ashtu në masë të madhe bëjnë efektin negativ më paraqitje dhe intervista në rrugë, që japin mesazhe shumë deshpruese. Hoxhallaret në një masë mjaftë të madhe propagandojnë projekte anti shqiptare, që vijnë nga Irani dhe Rusia. Kështu hoxha kërcënon më (haram dhe ferr)besimtaret e vet që vajzat shqiptare të mos martohen më shqiptarë të besimit, katolik, ortodoks apo më bektashi. Pak është numëri i tyre që kanë në zemër kombin e vet, gjuhën shqipe, kulturën tonë të lashtë.
“Rezultati i këtij projekti është përqarja e mëtutjeshëme e shqiptarëve në fe dhe sekte fetare. Tani edhe pse kemi organet tona shtetrore, kemi standarde të përcaktuara shterore heshtja mbretron si një ogur i zi. Ndërsa Gjenerali qeqen Kadirov ( klyshi i Putinit) i njohur për masakra në Ukrainë; kërcënon “ymetin” si që i quan ai shqiptaret e besimit musliman në Kosovë së do ta shohin tmerrin. Opozita që kërkon pushtetin në emër të patriotizmit, proamerikanizmit dhe rugovizmit ishin në pushtet, e keqpërdorën dhe e humbën besimin. Nuk kanë harruar votuesit tuaj që ju qeveri e kaluar publikisht mbajtët heshtje me nderim të kriminelit serb, të akuzuar për vrasje të shqiptarëve, Oliver Ivanoviq. Pse organet kompetentë nuk dalin me emra të atyre deputetëve që bashkëpunojnë ngusht me kriminelët serbë në veri të Kosovës madje në biznese të pista”, shkruan ai.
Profesor Maraj poashtu shkruan se në Kosovë për pushtet po zhvillohet luftë e pa dhimbëshme, që dy dekada. Madje shumë e ashpër, vrasje dhe deri në gazra në kuvend dhe dëmtime e lëndime të rënda nga opozita.
“Na tregoni njëherë ju të zgjedhurit tonë; si duket opozita patriote e Kosovës?. Shihni vetën nese jeni në vij të drejt me listën serbe e cila është pengesë për çdo sukses të Kosovës. Shihni një herë a jeni ju tani në hapa te asj opozite që e kretikonim bashkë. Në SHBA, Angli, Bundestagun Gjerman, Itali dhe shtete tjera demokratike analizohet mbrojtja e Kosovës. Ndërsa ju kemi hallin e pushtetit!?. Çfarë do lëvizje e pa kontrolluar në këtë kohë nga shqiptarët tregon papjekurinë tonë për shtetformim. Të analizojmë humbjet që i patëm pas protestave tuaja të pa kuptimta për ne në vitit 2004. Ju ishit atëherë opozitë. Qe 19 vite nuk po arrijm reputacionin dhe pozicionin që e kishim në planin ndërkombëtar. Çka duhet të bejmë tani? Ta heqim Albin Kurtin, këtë po e kërkon Serbia dhe Rusia. Të harrojmë masakrat e familjeve tona për të vazhduar përpara më “Ballkanin e hapur”sipas kërkesës së Edi Ramës edhe kjo kërkesë e Vuçiqit. Të bëjmë ndryshimin e kufijve sipas kërkesës së Vuçiqit. Të japim Trepçën e dhe Ujmanin?.Jo, jo. Kosova ka përfunduar më kompromiset e veta në kohën e Dr. Ibrahim Rugovës. Kosova shtet sovran dhe i pavarur ishte kompromis. Kompromis mbi këtë Kompromisë është Paketa e Atisarit. Kërcënimet e Serbisë duhet të i presim të bashkuar më forcat tona dhe ndihmën e SHBA dhe NATO-s, që i kemi pranë dhe i tregojnë vendin Serbisë”, shkruan ndër të tjera profesor Milazim Maraj.