Deputetja e Guxo, Doarsa Kica Xhelili, në një emision është pyetur nëse do të përdorte gaz lotsjellës, po të ishte deputete në legjislaturat e kaluara.
“Nëse do të ishte deputete në mandatet e kaluara, a do të kishte gjuajtë gaz lotsjellës në Kuvend”, pyet gazetari deputeten Kica-Xhelili.
“E kam parim mos të presupozoj si do të sillesha në një rrethanë që s’kam qenë dhe si do të sillesha në pozitën e dikujt që s’kam qenë”.
“Nuk mund ta jap këtë përgjigje. Nuk e kam në parim në natyrë, të ndërmarr veprime të tilla, po do doja të mjaftohem thjeshtë me përgjigjen që është gjithmonë të mos flasësh në pozitën e atyre që kanë qenë, është më lehtë”, thotë ajo.