Hysamedin Feraj ka sulmuar ish kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.
Hoti ka ngulmuar se nuk ka pasur koordinim me partnerët ndërkombëtarë për veprimet e fundit të Qeverisë sa i përket reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve.
Ambasadori Hovenier ndërkohë, kishte deklaruar se koordinimi kishte ekzistuar. Megjithatë, kjo kishte ndodhur vetëm pasi Kurti ishte pajtuar që të shtyhej për 30 ditë hyrja e tyre në fuqi.
Por, këshilltari në Qeverinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Hysamedin Feraj, e ka sulmuar ashpër Hotin në mënyrë ironike.
Ai e ka lidhur Hotin me ish emisarin special të Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin.
Postimi i plotë:
Avdullah Hoti përgënjeshtron Ambasadorin Havonier të SHBA-ve.
- Ky kishte thënë dje se pati koordinim me ndërkombëtarët për reciprocitetin dhe për targat.
- Hoti, duke e demantuar qëndrimin e ambasadorit amerikan, ka deklaruar sot se nuk pati koordinim ndërkombëtar.
Dhe, si akademik, Avdullah Hoti thotë gjithmonë të vertetën dhe vetëm të vërtetën.
Deri kur Grenlli ta urdhërojë për të kundërtën.